LAJME

Të arrestuarit për fajde, Policia publikon pamjet nga aksioni i sotëm i FIT

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë ka zhvilluar një aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e një personi të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. I dyshuari u kap sot paradite nga Njësia Speciale Intervenuese (FIT).

Gazeta Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar është V.H – ndaj të cilit tashmë është lëshuar masa e ndalimit policor.

Por, ky nuk ka qenë i arrestuari i vetëm, Policia ka intervenuar edhe në një rast tjetër që lidhet me fajde dhe ka kapur edhe katër persona të tjerë.

Pamjet nga aksioni që është zhvilluar i ka publikuar Policia e Kosovës.

Lajmin fillimisht për arrestimin e një personi ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se pas veprimeve të ndërmarra, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago