KRYESORE

Të blinduara dhe me rreze veprimi deri në 310 km! Njihuni me “bishat” amerikane që do të dërgohen në Ukrainë, godasin shumë më saktë se armët ruse

Uashingtoni ka rënë dakord që të furnizojë Ukrainën me një sistem të fuqishëm raketor. Megjithatë, fuqia e tij e plotë nuk do të jetë në dispozicion të Kievit.

Fotografia sipër tregon sistemin raketor me lëvizshmëri të lartë M142, apo HIMARS, të cilin Uashingtoni do ta dërgojë në Ukrainë. Nuk është ende e qartë se sa të tillë do të dërgohen, por ky armatim do t’i fuqizojë dukshëm kapacitetet e Ukrainës në luftën kundër forcave pushtuese ruse.

Sistemi kërkon një ekuipazh prej tre personash, përfshirë një shofer, një gjuajtës dhe një komandant, të cilët ulen brenda kabinës së mjetit, derisa raketat lëshohen. HIMARS-ët janë të blinduar kundër predhave dhe armëve të vogla, por janë të lehtë për t’u transportuar me disa avionë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Arma amerikane mund të lëshojë gjashtë raketa nga familja e predhave “MFOM”, me saktësi të mjaftueshme për të goditur një cak deri në 70 kilometra larg. Ajo është shumë më e saktë se lëshuesit sovjetikë të raketave, apo ata të prodhuar në Rusi.

HIMARS, gjithashtu, mund të gjuajë raketa taktike (shiko fotografinë sipër), 1.7 ton të rënda, me rreze veprimi deri në 310 kilometra. Por, Uashingtoni ka konfirmuar se këto raketa me rreze më të gjatë nuk do t’i ofrohen Kievit.

“Ne nuk do të dërgojmë në Ukrainë sisteme raketash që mund të godasin Rusinë”, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, më 30 maj.

Një ditë më vonë, ai ka konfirmuar se SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë “sisteme raketash dhe municione më të avancuara, që do t’iu mundësojnë [ukrainasve] të godasin më saktë objektivat” në vendin e tyre.

Raketat më të vogla MFOM, potencialisht, mund të arrijnë dhjetëra kilometra brenda Rusisë, por qendrat kryesore civile janë të paarritshme për to. Ukraina “e ka siguruar” Uashingtonin se raketat amerikane nuk do të lëshohen nga HIMARS, për të goditur objektiva brenda territorit rus./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago