Kanye West feston sot ditëlindjen dhe padyshim mes shumë urimeve nuk ka munguar as ai i Kim Kardashian.
Ky mesazh i ka befasuar të gjithë, pasi siç dihet tashmë çifti janë të divorcuar.
“Gëzuar ditëlindjen. Të dua përjetë”, ka shkruar Kim përkrah fotos, ku shfaqeshin bashkë me fëmijët e tyre.
View this post on Instagram
Kujtojmë se pas shtatë vitesh martesë, Kim dhe Kanye i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Më 19 shkurt, ylli i televizionit firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.
Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, ai kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5 vjeç, dhe Psalmi.