Një shtetas shqiptar është kapur në kufirin që lidh Italinë me Slloveninë me rreth 320 mijë euro cash të fshehura në automjetin e tij.
Autoritetet e Guardia di Financës italiane të qytetit të Triestes informojnë se pas një kontrolli rutinë rrugor, në kufirin tokësorë dalës drejt Sllovenisë, është ndaluar një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar.
Gjatë kontrollit ai ka pohuar se nuk ka asgjë për të deklaruar tek autoritetet doganore.
Kontrolli i imët i automjetit nga financierët italianë, e me ndihmën e qenve nuhatës, ka çuar në gjetjen e 321.450 Euro të fshehura në një vend të modifikuar enkas në makinë.
Arrestohen 5 shqiptarë në Itali, media italiane: Banda me 2 gra dhe 3 burra të specializuar në vjedhjen e qendrave tregtare
Sasia e parave u gjet e ndarë në 38 pako të konfeksionuara me qese të zezë e fshehur nën pedalet e automjetit në një vend të modifikuar në mënyrë artificiale.
Sasitë e parave e automjeti janë vënë nën sekuestro paraprake, ndërsa shtetasi shqiptar është sinjalizuar tek autoritetet e drejtësisë italiane me akuzën e riciklimit e trafikimit të paligjshëm të parave te padeklaruara e rrezikon një përgjegjësi penale.