Të gjitha humbjet e Rusisë deri më sot

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar statistikat e të gjitha humbjeve që ka pësuar Rusia deri më 2 mars të këtij viti.

Sipas këtij raporti, deri më sot Rusia ka humbur 5,840 trupa ushtarakë, 30 aeroplanë, 31 helikopterë, 211 tanke, 85 artileri dhe 862 transportues të blinduar të personelit.

Gjatë kësaj kohe Rusia ka humbur gjithashtu 40 raketa të shumëfishta (MLRS), 2 varka, 355 makina, 60 rezervuarë të karburantit, 3 dronë dhe 9 luftues kundërajror.