Pamjet e një grupi turistësh italianë që janë larguar pa paguar pasi konsuamuan darkën në një prej restoranteve të Beratit kanë bërë xhiron e rrjetit. Ky lajm është ndarë edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Vlorë, ku qëndroi për disa ditë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili në një intervistë për La Stampa ka treguar se kur ia ka thënë Melonit të gjithë kanë qeshur.

Pasi mësoi detajet nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni ka porositur ambasadorin italian Fabrizio Bucci për të paguar llogarinë që 4 turistët italianë.
“Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e hodhi poshtë. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën.
Ajo urdhëroi ambasadorin: “Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”.
Momentin kur ata largohen nga restoranti e ka publikuar vetë lokali dhe ka ironizuar me anë të një shkrimi veprimin e tyre krahas videos që kanë nxjerrë në rrjetet sociale.
” Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…