BREAKING NEWS

Portugali/ Vjen në jetë fëmija i parë i ngjizur pas vdekjes së babait të tij

Në një spital në Porto të Portugalisë lindi Hugo Guilherme Castro Ferreira, fëmija i parë i ngjizur me inseminim pas vdekjes. Nëna e vogëlushit duhej të ndërmerrte një betejë të gjatë dhe të vështirë civile pas vdekjes së bashkëshortit të saj të ri, i cili ndërroi jetë në vitin 2019 për shkak të kancerit.

Para se 29 vjeçari të vdiste, kishte shprehur dëshirën që sperma të ruhej dhe të përdorej për të përmbushur ëndrrën për t’i dhënë një fëmijë gruas Angela Ferreira. U deshën vite dhe një betejë e ashpër civile nga ana e gruas për të arritur në procedurën e fekondimit me spermën e burrit të vdekur.

 

Tani, më në fund, foshnja lindi në Centro Materno-Infantil do Norte, duke sjellë dritë në një familje të përshkuar nga pikëllimi. Ligji në Portugali nuk parashikonte inseminimin pas vdekjes, ndaj Ferreira promovoi një “Iniciativë Legjislative të Qytetarëve”, e cila u nënshkrua nga mbi 100,000 portugezë.

Propozimi përfundoi në Parlament dhe u miratua në vitin 2020 por presidenti Marcelo Rebelo de Sousa e refuzoi fillimisht, kryesisht për shkak të një çështjeje pasigurie ligjore për çështjen e trashëgimisë. Debati publik vazhdoi, derisa u arrit një konsensus më 5 nëntor 2021 dhe ligji u miratua.

Pak vende e lejojnë këtë procedurë, duke përfshirë Greqinë, Indinë, Afrikën e Jugut, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin, Australinë dhe Belgjikën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago