Kamera e Euronews Albania ishte këtë të shtunë në guroren e fisit Rraja në Borizanë të Krujës, ku banorët e zonës ishin mbledhur aty në një protestë për prishjen e banesave të tyre nga shpërthimet në kantier.
Pjesëtari i fisit Maja, vëllai i dy personave të cilit u rrahën brutalisht nga fisi Rraja, iu drejtua me një pyetje publike ish-deputetit Rrahman Rraja se për çfarë arsye i dhunoi vëllezërit e tij.
Ai tha se shpërthimet në gurore po ua bëjnë banesat të pajetueshme dhe se u është mërzitur jeta në fshat, pasi policia nuk ka marrë masa.
“Këtë rastë me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falenderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i lligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë dhe na i rrahe vëllezërit. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha banori.
Gjithashtu banori shtoi se i ka kërkuar marrjen e masave ish-kreut të komisariatit të Fushë-Krujës, në lidhje me guroren.
“I kam thënë që në atë gurore do derdhet gjak, dhe ja ku u derdh gjaku dhe nuk do të ketë burrë ta mbyllë”, tha ai.
Gjithashtu shtoi se ish-shefi i policisë në Fushë krujë e ka kërcënuar: “Ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës, se më kanë thënë që e kanë ndërruar, më ka bërë presion. Më ka thënë se nëse shkosh te gurorja do të shkosh në burg, përbën vepër penale, rrezikon deri në tre vite burg. Kam qenë vet i pestë aty. S’ka thënë asgjë për ankesat, ka thënë vetëm mos shko te gurorja. Nuk kam marrë përgjigje nga policia”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…