Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, gjatë kohës sa ishte në burg ai ishte maltretuar, me duar të lidhura atë e kishin lënë pa ngrën, derisa thotë se goja e tij ishte plotë me gjak përshkak të kanosjes që i është bërë dhe metodave të tyre, duke mos i dhënë as ujë për pije, mandej iu kishte lëshuar gjakderdhja në gojë.
E tërë ky maltretim ndaj tij, ishte bërë për një qëllim nga ana e Prokurorisë. E qëllimi i tij fisnik, i është kthyer në tmerr nga organet e drejtësisë.
Atë e burgosën vetëm pse e lajmëroi skandalin e përdhunimit të një vajze të mitur nga Drenasi.
Aferë kjo që tronditi të gjithë, por jo edhe përdhunuesit dhe “mbrojtësit” e tyre.
Ndaj avokatit tashmë është ngritur aktakuzë, por vepra me të cilën akuzohej nuk gjendet në Kodin Penal, ndërsa aktakuzë nuk është ngritur edhe ndaj mjekut i cili e “mbyti” një fëmijë ende të palindur, pasi e kishin detyruar vajzën të abortoj.
“Prokuroria më ka ngritur aktakuzë për rastin që e kam zbuluar vet. Fillimisht më kanë ofruar beneficione që të ndalem, por nuk ia dolën, pastaj u munduan edhe të më eliminojnë, e as këtu nuk ia dolën, pas kësaj, më burgosën dhe më lanë pa bukë e ujë dhe pa ilaçe, vetëm e vetëm që të dorëzohen, por as këtu nuk ia dolën. Më kanë lënë pa bukë, pa ujë dhe pa vetëdije me kanë dërguar në emergjencë. Kjo më është bërë në 48 orëshin e parë nga policia në stacion, ndërsa në gjashtë ditët tjera kam qenë pa ilaçe sepse truri pa ujë nuk ka pasë as oksigjen. Ka ardhur mjekja nga Prishtina dhe pasi më ka parë gjendjen jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pastaj kanë reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut”.
“I kanë gjetur të gjitha dëshmitë sepse m’i ka kontrolluar mjekja të gjitha detajet dhe ka gjetur se nuk m’i kanë lënë ilaçet. Krejt këto m’i kanë bërë vetëm si presion për t’u tërhequr”.
Halilaj thotë se njerëzit vetëm pse po mendojnë ndryshe po i akuzojnë për terrorizëm dhe po i vrasin në burg.
Ai edhe përmes një postimi në Facebook, me anë të një proverbe popullore, ka treguar se kushdo që po mundohej ti zgjoj njerëzit po e paguan me jetë.
“I thash komshiut tim, pse nuk këndoj gjeli juaj sot? Ai me tha: këndonte herët, u ankuan fqinjët, sepse i zgjonte, pastaj ia premë kokën. Aty, e kuptova se, kushdo që mundohet ti zgjoj njerëzit do ta paguan me jetë”, ka shkruar avokati nga Drenasi, i cili po tregohet i fuqishëm përballë gjithë atyre që i ka kundër veti.