1982
Pesë shokë realizuan edhe një herë foton ikonë, të cilën e përsërisin sistematikisht prej 40 vitesh. Për herë të parë, djemtë nga Kalifornia pozuan buzë liqenit Copco në vitin 1982, ndërsa të mërkurën realizuan foton numër 9.
Tradita e tyre u bë e famshme që dhjetë vite më parë, por këtë herë, miqtë patën frikë se mos do të ishin vetëm katër, dhe jo të pestë. Dallas Burney, ai që ulet në mes të grupit, tha për CNN se në vitin 2019 kishte hequr një tumor të madh kancerogjen nga këmba e majtë. “Tani e kam të pamundur të vrapoj, por të paktën mund të eci”, tha mësuesi i fillores.
Burney dhe shokët e tij, John Dickson, Mark Rumer-Cleary, Jon Molony dhe John Wardlaw, u takuan të martën në mbrëmje për herë të parë pas pesë vitesh; pandemia dhe tumori i Burney-t ishin pengesat kryesore.
Pasi hëngrën takos dhe shijuan pamjet mahnitëse të zonës, mes Kalifornisë dhe Oregonit, të mërkurën, sipas traditës, ata u rreshtuan njëlloj si në vitin 1982 dhe përsëritën foton. Ata thanë për CNN se historia e tyre ka përfunduar edhe në një muze gjerman për miqësinë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…