POLITIKE

“Të pavërteta të gjitha…”, Lushtaku i reagon Haradinajt pas deklaratës se “Thaçi ka qenë turist në luftë”

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Hashim Thaçi në luftë ka qenë vetëm turist.

Lushtaku e ka quajtur deklaratën të pavërtetë, duke shtuar se informatat më të sakta për veprimtarinë e Thaçit në luftë i ka rrethi i këtij të fundit.

“Besoj që Ramush Haradinaj nuk e ka informatën për Hashim Thaçin. Informatat më të sakta i ka rrethi që ka bashkëpunuar dhe ka bashkëvepruar Hashim Thaçi, i cili është tashmë edhe para Gjykatës së Hagës padrejtësisht. Në këtë fushë nuk dua të zgjerohem pasi që dihet se ka një aktakuzë edhe pse nuk ndërlidhet me këtë gjë. Krejtësisht të pavërteta ato çka i ka thënë. Por në këtë pjesë ne e dimë shumë mirë që ai ka marrë pjesë në betejë dhe më së shumti e dinë bashkëluftëtarët e tij”, ka thënë Lushtaku në emisionin InfoNata në Tëvë1.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për kohën e luftës dhe rolin që e ka pasur ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi gjatë asaj kohë.

Haradinaj ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë” në UÇK.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

25 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

35 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago