Vëllai i ish-boksierit profesionist Besar Nimani, i cili u vra një vit më parë, është vetëdorëzuar në polici pas të shtënave me armë zjarri pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit.
Berat Nimani akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj katër personave dhe ndodhet në paraburgim.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, Nimani u dorëzua mbrëmjen e së enjtes, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Peter Wüller.
Autoritetet kishin lëshuar më herët një urdhër-arresti ndaj tij dhe kishin shpërndarë një foto për identifikimin e tij.
Të shtënat ndodhën të mërkurën pasdite, pas përfundimit të një seance gjyqësore për vrasjen e Besar Nimanit.
Nga sulmi mbetën të plagosur katër persona, përfshirë babain dhe vëllain e të dyshuarit për vrasjen e ish-boksierit.
Të plagosurit janë të moshës 23, 25, 25 dhe 63 vjeç, dhe disa prej tyre janë familjarë apo të afërt me të akuzuarin për vrasjen e vëllait të Beratit.
Policia e Bielefeldit ngriti një skuadër hetimore për rastin dhe bëri thirrje për dëshmitarë. “Meqë i kërkuari mund të jetë i armatosur, ju lutemi kontaktoni policinë dhe mos tentoni të flisni me të,” u tha në njoftimin zyrtar.
Berat Nimani u paraqit në polici rreth orës 23:00 të së enjtes, në prani të avokatit të tij. Sipas avokatit Wüller, dorëzimi u bë në mënyrë paqësore dhe të koordinuar me policinë. Nimani pritet të dalë sot para një gjykatësi për caktimin e masës së sigurisë.
Ngjarja ka nxjerrë në pah tensionet e një konflikti shumëvjeçar. Procesi gjyqësor për vrasjen e Besar Nimanit po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, me kontroll rigoroz për të gjithë të pranishmit në sallën e gjyqit. Në një nga seancat, u gjet një thikë e vogël në zinxhirin e çelësave të motrës së të ndjerit, duke shtuar më tej shqetësimet për sigurinë në këtë çështje.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…