Më shumë se 100 vjet pas zbulimit të afreskut të famshëm në Vilën e Mistereve, një tjetër kryevepër artistike është zbuluar në qytetin e lashtë romak të Pompeit. Bëhet fjalë për një friz monumentale, ose ‘megalografi’, që mbulon tre anët e një dhome dhe përshkruan një ceremoni të mistereve të Bacchus – perëndia romake e verës, ekstazës dhe pjellorisë.
Sipas arkeologëve, afresku daton midis viteve 40 dhe 30 para Krishtit dhe paraqet ndjekësit e Bacchus, të njohur si bacchantes. Figurat artistike përfshijnë kërcimtarë, gjuetarë që mbajnë dhi të therura dhe satirë të rinj me veshë të mprehtë që luajnë në fyell. Në qendër të skenës shfaqet një grua me një plak që mban pishtar, duke simbolizuar një të ri të vdekshëm që inicionet në misteret e Dionisit.
“Ajo që po shohim është një skenë e ritualit të mistereve dionisiane, pjesë e kulteve sekrete të antikitetit,” tha drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompeit, Gabriel Zuchtriegel.
Ky zbulim vjen vetëm një javë pas identifikimit të një kompleksi privat banjash dhe një salle luksoze banketi në distriktin Regio IX, duke ofruar një panoramë të re mbi jetën dhe luksin e elitës romake.
Pompei, qyteti i shkatërruar nga shpërthimi i malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit, vazhdon të dhurojë thesare të jashtëzakonshme. Si një nga destinacionet më të vizituara arkeologjike në Itali, rreth një e treta e qytetit mbetet ende e varrosur nën hirin vullkanik, duke pritur të zbulojë sekrete të tjera të së kaluarës.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…