POLITIKE

“Të vranë natën e të qanë ditën”, deputeti i LDK-së godet Kurtin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se Albin Kurti me shkakrimin e sotëm të Ministrit Agim Veliu, dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit.

Abrashi përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka ‘goditur’ kryeministrin Kurti duke thënë se ai “të vran natën e të qan ditën”

Ai, gjithashtu ka shtuar se Kurti nuk ka problem vetëm me Veliu, por ka problem edhe me LDK-në në Podujevë.

Postimi i plotë:

Frikë JO, Kujdes PO

Albin Kurti me veprimin e sotëm të shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, edhe njëherë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit.

Ne fillim z. Kurti ishte kundër Presidentit Rugova, por në pamundësi të luftoj figurën e Presidentit Rugova, tash z. Kurti ka zgjedhur të luftoj partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.

Lufta e z.Kurtit ndaj LDK vetëm ka ndryshuar formën, është duke u bërë me dinake dhe plot gënjeshtra. Kurti nuk ka problem vetëm me z.Veliu, por ka problem edhe me LDK-në në Podujevë.

Sot Kurti po sulmon LDK ne Podujevë, njejtë nesër do të sulmoj LDK-në në Gjilan, Pejë, çdo kund tjetër. Kurti ka problem me LDK-në, jo veç me personat brenda LDK-së, ashtu siç ka problemet e tij ideologjike me Presidentin Rugova dhe me veprimet shtetndërtuese të LDK-së gjatë gjithë periudhës.

Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.

Prandaj, z. Kurtin e keni dëgjuar me dinakri që një ditë të lavdëron dikend nga LDK-ja, dhe ditën tjeter të sulmoj dikën tjetër. Kjo në fjalë popullor do të ishte e barabartë me “Të vran natën e të qan ditën”

Sot kundër veprimeve të z.Kurti duhet të ngritën jo vetëm të gjithë antarët e LDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës. Kurti sot është kundër LDK-së, pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ja pa-pamundëson z. Kurti që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të

Frikë JO, Kujdes PO.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

2 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

3 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

11 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

11 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

15 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

15 orë ago