Radarët nga lartësia prej 18 kilometrave mund të regjistrojnë gjithë çfarë po ndodhë në rrezen prej 200 kilometrave.
Fluturaket e reja strategjike pa pilot të NATO-s, “Global Hawk” mund të përcjellin nga territori i NATO-s situatën në territor të Rusisë, shkruan gazeta norvegjeze “Verdens Gang”.
“Dronët do të fluturojnë mbi territor të NATO-s, por mund të regjistrojnë edhe atë çfarë po ndodhë larg kufirit të vendit fqinj”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në një intervistë dhënë gazetës norvegjeze.
Sipas pretendimeve të Stoltenbergut, këto fluturake sigurojnë për NATO-n përparësi të cilën nuk e kanë as Rusia e as Kina.
Fluturaket pa pilot të cilat paraqesin versionin e ri të dronëve amerikanë “Global Hawk”, mund të qëndrojnë në ajër 30 orë me një mbushje të karburantit. Sensorët dhe radarët e tyre nga lartësia prej 18 kilometrave mund të regjistrojnë gjithë çfarë po ndodh në një rreze prej 200 kilometrave, shkruan gazeta.
Aktualisht dy fluturake janë duke u testuar në ishullin italian Sicili, dhe gjatë vitit do të dërgohen në Itali edhe tri fluturake.
NATO ka blerë gjithsej 10 fluturake pa pilot të tipit “Global Hawk”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…