Telashet me BIK, Mulla Osmani përfundon në Polici, për Express tregon çka i ndodhi
Imami i Drenasit, Osman Musliu, është përjashtuar sot nga mbledhja e Këshillit të Bashkësisë Islame në këtë komunë, derisa anëtarët e tjerë të Këshillit e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.
Në një prononcim për Gazetën Express, Osman Musliu ka thënë se ka shkuar sot në mbledhje të Këshillit, pasi që ka fituar vendin e tij në këtë organ në zgjedhjet që janë mbajtur.
Megjithatë, ai thotë se kolegët e tij e kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës.
“Unë jam shku në mbledhje të këshillit, jam anëtar i këshillit me votë, po pa votë kanë dashtë me më hjekë. Unë nuk po tërhiqna pa ma dhanë një shkresë, kam bë padi në Gjykatë po e pres vendimin e Gjykatës. Sot jam shku në mbledhje kam prezantu, ata e kanë thirrë policinë, policia ka ardhë e kanë marrë edhe kryetarin edhe mu. Unë nuk kam kanosë askënd. Erdha në stacion për deklaratë. Unë kanosje nuk kamë brë, e kam prit me sportivitet këtë punë. Në mbledhje më thanë vetëm më e liru, po unë i kam fitu votat jam anëtar i këshillit. Në shekullin 21 pa ja lëshu njerit një letër, a kam vjedhë a kam rrejtë a kam mashtru a pse. S’ka arsyetim s’kam marrë letër as prej kryesisë as prej këshillit. I kam fitu votat më kanë hjekë. Tash jam duke e pritur vendimin e prokurorit”, ka thënë ai.
Osmani ka sqaruar se me datë 27 janar ka fituar votat si anëtar i Këshillit. Mirëpo, ai akuzon udhëheqësit e Bashkësisë Islame, e Naim Tërnavën për ndikim në këtë proces.
“27 janar unë kam fituar jam anëtar i këshilit me vota, 7 anëtarë i ka këshilli, unë jam i gjashti në rend. Më kanë hjekë mu e kanë shti dikë tjetër, Naim Tërnava. I kanë shti njerëzit e vet, njërin e kanë detyru me dhanë dorëheqje, mu më kanë shkarku. Jam anku kam bërë kërkesa, kërkush letër për kurgjo hiç smë ka dhanë. Edhe padi kam bë me datë 27 shkurt. Asnjë përleshje s’ka pasë policia janë ardhë, unë thash pa pasë letër të gjykatës unë s’dal. Po thanë po e marim edhe kryetarin, shkuam të dy në polici. Policia ju sygjertuan mos me mbajtë mbledhjen sot”, ka deklaruar ai.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të pyetur se cka ka ndodhur në Bashkësinë Islame në Drenas. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është kthyer përgjigjje.