NASA ka festuar njëvjetorin e lëshimit në hapësirë të teleskopit James Webb me një foto spektakolare që tregon lindjen e yjeve të ngjashëm me diellin tonë.
Fotoja është shkrepur nga kompleksi i reve Rho Ophiuchi, vendi më i afërt me Tokën ku krijohen yjet afërsia e të cilit në 390 vite dritë lejon një pamje të qartë nga afër nga observatori orbital më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë.
“Në vetëm një vit, Teleskopi James Webb ka transformuar mënyrën sesi njerëzimi e sheh kozmosin, duke u futur në retë e pluhurit dhe duke parë dritën nga qoshe të largëta të universit për herë të parë,” deklaroi administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Fotoja e shkrepur nga Webb tregon rreth 50 yje të reja, me përmasa sa ato të Diellit tonë ose më të vegjël.
Në disa prej tyre mund të shihen hije të disqeve rreth yjore, një shenja kjo që planetët e parë mund të kenë nisur të formohen rreth tyre.
Fotoja e parë me ngjyra e shkrepur nga teleskopi gjigant i NASA-s, u publikua nga presidenti amerikan Joe Biden më 11 korrik të vitit 2022. Në të shfaqej pamja më e pastër e Universit në periudhën e tij në hershme, rreth 13 miliardë vite pas në kohë.