POLITIKE

Tellalli i Erdoganit i quan islamofob amerikanët, ja kujt i takon Hagia Sofia

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të enjten se Hagia Sophia “nuk është çështje e marrëdhënieve ndërkombëtare, por e sovranitetit kombëtar”.

Në një intervistë për NTV, Cavusoglu komentoi diskutimet e fundit rreth rihapjes së mundshme të Hagia Sophia si xhami, duke përmendur se ndërtesa historike popullore fillimisht shërbeu si xhami pas marrjes së Stambollit.

Duke theksuar se askush nuk duhet të komentojë lirinë e fesë në Turqi, Cavusoglu tha se hapat e ndërmarrë në 20 vitet e fundit drejt bashkësive të ndryshme të pakicave të vendit janë shumë të dukshme.

Ai kritikoi gjithashtu Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Liritë Fetare për vitin 2019 dhe e vlerësoi atë si të njëanshëm, duke theksuar se ishte “tragjikomike për Shtetet e Bashkuara që të komentojnë për lirinë e fesë dhe të drejtat e njeriut”.

“Racizmi është shumë i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara. Ekziston edhe Islamofobia. Kohët e fundit, ksenofobia gjithashtu. Ngacmimi dhe atakimet ndaj muslimanëve në Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të pranishme në pozicione të larta, duke përfshirë anëtarët e Kongresit të Fesë Islame, ” tha Cavusoglu.

Duke kujtuar pjesët e raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA mbi diskutimet mbi kthimin nga muze në xhami të Hagia Sophia-s, Cavusoglu tha që ajo ëshë pronë e Republikës së Turqisë.

Hagia Sophia u ndërtua në shekullin e 6-të. Kjo kishë dikur bizantine, pastaj një xhami, dhe sot një muze është një ndalesë e pashmangshme për miliona turistë që vizitojnë Stambollin çdo ditë.

E ndërtuar në kohën e Perandorit Justinian, Hagia Sophia është një nga arritjet më të mëdha arkitekturore të asaj kohe. Ajo u shndërrua në një xhami pas pushtimit të Stambollit nga osmanët në 1453, kur në pjesën e jashtme u ndërtuan katër minare. Hagia Sophia u shndërrua në një muze në 1935.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago