Ditëve të fundit sipas modeleve parashikuese, për fillim të javës së ardhshme, të nxehtit ekstrem pritet të arrijë kulminacionin mbi vendin tonë.
Temperatura deri në 39C e 40C mund të regjistrohen në pjesë të vendit, ditën e martë apo të mërkurë. Lokalisht temperaturat mund të jenë edhe më të larta, duke sfiduar rekordet e mëhershme të regjistruara më 24 korrik në aeroportin e Prishtinës prej 40.6C, dhe në Prizren më 25 korrik të vitit 1988, prej 40.8C.
Në ditët e ardhshme parashikimet më të fundit edhe mund të sjellin më shumë informata se sa të besueshme janë këto burime nga modele kompjuterike. Pas kësaj periudhe, në pjesën e dytë të javës vijuese, temperaturat pësojnë një rënie, mirëpo mbesin ende në vlera mbi 30C./PrishtinaWeather