Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet në veri të vendit.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar lidhur me një fotografi që po qarkullon në mediat lokale serbe, ku shihen tendat e vendosura në veri.
“Qytetarët e zakonshëm nuk e përkrahin, kurse kriminelët dhe terroristët e tij nuk flenë në tenda, por në hotelet e Kopaonikut ose në ndonjë villë në Ujman”, ka shkruar Musliu.