Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Gani Krasniqi ka kërkuar llogari nga ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu duke thënë se shteti nuk është duke vepruar në lidhje me pronat që po ndërtohen nga shteti serb në pjesën veriore.
Krasniqi i është drejtuar Aliut duke thënë se ku është veprimi i shtetit.
“Çështja është se e njëjta gjë në pjesën veriore të Mitrovicës është duke ndodhur kolonializmi i asaj pjese para syve tonë dhe botës. Janë mbi 100 banesa kolektive më e vogla është për 12 banesa. Banesat janë duke u ndërtuar edhe në pronat private të ndërtuara nga shteti serb, duhet ti them ku është veprimi i shtetit”, ka delaruar ai.
Ndërsa ministri Aliu i ka kthyer përgjigje deputetit duke thënë se janë duke e analizuar, dhe do të njoftohen për veprimet e mëvonshme
“Nga ana jonë is ministri me të gjitha departamentet në atë pjesë jemi duke analizuar komplet historikun e marrëdhënieve që janë bërë komplet në pjesën e veriut. Cilat do të jenë veprimet mbetet çështje që do të diskutohet. Mund të them se në pjesën veriore ka veprimtari të jashtligjshme”, ka deklaruar.