Një moment tensioni ka shpërthyer sot gjatë seancës në Gjykatën Speciale, me ç’rast përfundoi dëshminë e tij, gazetari Nuhi Bytyçi.
Derisa ky i fundit përsëriti kërkesën e tij që pjesë të librit të tij, të mos përdoren si prova të cilat do mund të ndikonin në aktgjykim, ashpër i reagoi kryegjyqtari, Charles Smith.
Ai ia ndërpreu fjalën Bytyçit duke i kërkuar disa herë edhe të ndalonte e të dalë nga salla, në të kundërtën e kërcënoi se do ta nxirrte jashtë me trupa të sigurimit.