Ndërkohë që tensioni turko-grek është në nivelin më të lartë, pasi Erdogan ka urdhëruar që në dy javët e ardhshme të nisë operacioni për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në rajonin e Mesdheut lindor, Athina nuk e ka harruar Shqipërinë.
Në një intervistë me SKAI, Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias iu referua pritshmërive greke për ndarjen e detit Jon me palën shqiptare dhe marrëveshjen e re.
“E dini, është pak e vështirë, sepse fillimisht ramë dakord me shqiptarët, por më pas ata u ankuan në Gjykatën e tyre Kushtetuese. Brenda tyre ekzistojnë disa çështje ligjore: autorizimi i Presidentit për qeverinë, të cilin ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Sidoqoftë, është një çështje që do ta trajtojë së shpejti politika e jashtme greke”, u shpreh kryediplomati grek, Nikos Dendias.
Dendias nuk harroi t’u kujtojë qeveritarëve në Tiranë zgjidhjen e çështjes së regjistrimit të pronave të minoritarëve dhe censusin e tyre.
“Ka edhe çështje të tjera të hapura mes nesh si mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pronësisë të pakicës greke, çështje që duhet të zgjidhet në kontekstin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE, sepse ky është acidi Evropian. Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje parësore dhe, në këtë kuptim, ata në Shqipëri duhet ta shohin pakicën greke, si një faktor për zhvillimin e vendit dhe si një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…