KRYESORE

“Tensionet në veri nuk janë shaka”, Rama: Zvarritja e asociacionit, një gabim strategjik

“Zvarritja e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe është një gabim strategjik”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd.

Kreu i qeverisë pranoi edhe njëherë se nuk e ka konsultuar draftin për asociacionin që dorëzoi në Gjermani dhe Francë as me Kosovën dhe as me Serbinë, teksa kërkoi që nëse mbahen zgjedhjet në veri të garantohet pjesëmarrja.

“Propozimi për asosacionin është një kontribut nga ana ime, por nuk e kam konsultuar me Serbinë dhe Kosovën. I është dorëzuat dy kumbarëve Francës dhe Gjermanisë, i takon palëve ta lexojnë apo jo. Tërheqja zvarrë e asocacionit të komunave serbe është një gabim strategjik. Këmbëngulja për të mbajtur në godina bosh kryetarë të kthyer në pengesë për zgjidhjen është një gabim strategjik. Kur të hapet rruga për zgjedhje duhet të garantohet pjesëmarrja”, tha Rama.

Në lidhje me situatën në veri të Kosovës, Rama u shpreh tensionet e fundit nuk janë shaka, ndërkohë që iu kërkoi palëve t’i rikthehen dialogut.

“Rruga e vetme është jo rritja e tensioneve, por rritja e dialogut mbi marrëveshjen e planit franko-gjerman.  Askush nuk duhet ta marrë si shaka tensionet në veri të Kosovës për të mos e çuar këtë zonë në një situatë të rrezikshme. I duhet hapur rruga arsyes dhe më pas të kalohet në rrugën e dialogut”, shtoi kryeministri.

Më tej, kreu i qeverisë bisedoi me Vuçiç dhe për Procesin e Berlinit dhe për nevojën që vendet e Ballkanit të kenë një qëndrim të përbashkët në samitin që do të mbahet në Tiranë në muajin tetor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

4 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

5 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

11 orë ago