POLITIKE

Tensioni për targat/ Prapaskenat si u anulua “Open Balkan” në Novi Sad: Rama dhe Vuçiq s’morën pjesë

Tensionet e forta dhe rreziku i një përplasje ushtarake në veri të Kosovës, pas vendimit për reciprocitetin e targave, kanë shkaktuar një vendim të fortë, mos pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, të presidentit Aleksandar Vuçiq në samitin e radhës të Open Balkan i parashikuar për t’u mbajtur në Novi Sad. Kjo është zbuluar nga mediat serbe disa ditë më parë, pikërisht ku tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit kishin arritur kulmin.

“As Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, as kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk do të flasin në takimin e nesërm në Novi Sad”, transmeton Danas, një një artikull që mban datën 29 shtator.

Pretendohet se një ndryshim i tillë ndodhi “në minutën e fundit”. Sipas informacioneve jozyrtare nga gazeta, ishte planifikuar që kryeministrja serbe Ana Brnabiq t’iu drejtohet pjesëmarrësve të forumit të ashtuquajtur udhëheqës në vend të Vuçiqit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do t’i bashkohej përmes lidhjes video.

Konferenca dy ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” u mbajt gjatë dy ditëve në Novi Sad.

Organizatorët e këtij takimi ishin Fondi për Çështjet Evropiane të Vojvodinës, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rajonal i Liderëve të Rinj. Fillimisht ishte planifikuar që Vuçiq, Rama dhe Zaev të flisnin në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t’i drejtoheshin shtypit më pas.

Nisma bashkon Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por është kundërshtuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Media nuk arriti të zbulojë nga përfaqësuesit e autoriteteve serbe dhe shqiptare pse Vuçiq dhe Rama anuluan pjesëmarrjen e tyre. Qarqet diplomatike spekulojnë se ndryshimi mund të lidhet drejtpërdrejt me tensionet aktuale në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago