LAJME

Tentoi t’ua vë flakën policëve në Klinë, ky është i dyshuari që u fut në sherr dhe përfundoi në ndalim

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në rrugën “Ismail Qemali” në Klinë, ku një person u arrestua pasi tentoi t’ua vë zjarrin policëve  dhe u fut në sherr. I dyshuari ka përfunduar tashmë në ndalim policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, njësia policore intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua nga babai i të dyshuarit, i cili kërkoi ndihmë si pasojë e veprimeve të të birit. Në bazë të informacioneve që posedon Sinjali, pasi Policia ka zbarkuar në shtëpinë e të dyshuarit, u përballën me një situatë të pazakontë.

45-vjeçari po dyshohet se i ka spërkatur zyrtarët policorë me benzinë dhe tentoi t’ua vë flakën, por të njëjtit arritën që ta vënin situatën nën kontroll dhe e prangosën të dyshuarin.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Driton Krasniqi, i vili është shoqëruar më pas në stacion policor, ku ka vendosur të mbrohet në heshtje.

Gjatë arrestimit të tij, policët kanë pësuar lëndime, për çka kanë marrë më pas trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

8 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

11 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

12 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

13 orë ago