Teodosije në Kishën e Arkanit, reagon Daut Haradinaj: Sot u shkel dinjiteti i Republikës sonë

Policia e Kosovës ka dalë në Kishën e braktisur që gjendet në kampusin e UP-së, e ku sot është bërë e ditur se peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji.

Në disa pamje të publikuara nga T7, në inspektim momentalisht shihen Policia e Kosovës.

Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur një liturgji fetare gjatë ditës së sotme në kishën e kontestuar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Serbët janë rikthyer në kishën e papërfunduar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, për herë të parë pas vitit 1998, shkruan Reporteri.net.

Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në Twitter, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.