KRYESORE

“Teoria kamionit me bombë është absurde. Ose Kievi ka një raketë që ne nuk e dimë, ose ky është një veprim Hollivudian”

Pas një shpërthimi të fuqishëm që shkatërroi një pjesë të urës së Kerçit, e cila lidh gadishullin e okupuar ukrainas të Krimesë me Rusinë, herët në mëngjesin e së shtunës, filluan menjëherë spekulimet se si ura ishte sulmuar.

Rusët pretendojnë se shpërtheu një “kamion bombë” dhe akuzuan forcat ukrainase për një “akt terrorist”.

Dhe ndërsa shumë janë të prirur të pajtohen se një pjesë e urës u hodh në erë nga një sasi e madhe eksplozivi e vendosur në një kamion, analisti i shquar britanik i sigurisë dhe mbrojtjes, profesor Michael Clarke , e konsideron atë pretendim “absurd”.

“Nëse është vërtet një shpërthim në vetë urën, e kam të vështirë të besoj se mund të vendosni një sasi kaq të madhe eksplozivi në një automjet që kalon urën. Në fund të fundit, urat janë krijuar për t’i bërë ballë atij lloj sulmi apo aksidenti”, tha Clarke për Sky News .

“Për mendimin tim, çështja këtu është ose një raketë, e cila do të duhej të ishte më e madhe dhe më e fuqishme se çdo gjë që supozohet se kanë ukrainasit, ose sabotimi nga forcat speciale që vendosën eksploziv nën urë vetë. Nëse është vërtet një operacion i forcave speciale ukrainase, Hollivudi do të bëjë filma për të në vitet e ardhshme, sepse do të ishte një fitore vërtet e madhe. Vendosja e kaq shumë eksploziv nën urë, thellë në territorin e kontrolluar nga rusët, është një akt vërtetë i guximshëm dhe një fitore e madhe”, thotë Clarke.

Kjo mund të krahasohet me fundosjen e Moskës për sa i përket rëndësisë simbolike të sulmit ndaj forcave ruse, shtoi Clarke.

Analisti britanik më pas shpjegoi se shkatërrimi i mundshëm i urës do të shkaktonte probleme të mëdha logjistike për rusët, të cilët do të mbeteshin pa një linjë kryesore furnizimi për Krimenë, si dhe për rajonin Kherson.

“Në atë rast, pajisjet dhe furnizimet ushtarake duhet të transportohen ose me tragete ose përmes një linje hekurudhore që kalon në pjesën jugore të Ukrainës, e cila mund të jetë nën sulmin e artilerisë ukrainase. Vlerësimi im është se me këtë lloj sulmi, i cili nuk e shkatërroi plotësisht urën, veçanërisht pjesën e saj hekurudhore, ukrainasit fituan dy-tre javë para se rusët të arrinin të riparonin gjithçka”, thotë Clarke

Në fund, Clarke theksoi se kjo është gjithashtu një goditje e madhe për krenarinë e presidentit rus Vladimir Putin, i cili hapi urën e Kerçit në vitin 2018 me bujë të madhe.

-Për të, kjo urë ishte një simbol që Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe ukrainasit i thanë atij me këtë sulm se – nuk është.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago