U ndal para shtatores së Skënderbeut, dhe nisi të bërtasë me fjalët “Zoti është një”.
https://www.youtube.com/watch?v=wJAfhXQ9LBY&ab_channel=KlanKosova
Meqë kjo shprehje shfrytëzohet, prej njerëzve që kanë për qëllim sulme të mëdha, organet e rendit u alarmuan me të marrë lajmin, por doli se M. H, pati për qëllim ta vrasë veç veten.
45 vjeçari u vetë-ther në gjoks, por nuk mori plagë vdekje-prurëse.
Kjo u vërtetua qysh në vendin e ngjarjes pas trajtimit që i dhanë mjekët e urgjencës, por edhe më vonë në emergjencë, siç tregoi për televizionin doktoresha Krenare Makolli që e trajtoi pacientin.
Shtetasi shqiptar nga Tepelena, del të ketë qenë nën ndikim të substancave psikotrope dhe i njëjti, nën përcjellje të policisë është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.
M.H është parë të ketë qëndruar në ambientet para Qeverisë që prej mëngjesit, dhe dyshohet të jetë lëmoshë-kërkues.