Mediat që kontrollohen nga pushteti në Serbi e të cilat njihen për lajme të rreme e propagandë pro Vuçiqit, kanë reaguar ashpër pasi që në emisionin ‘Pressing’ të televizionit N1 sonte do të jepet një intervistë e realizuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Xhirimet e kësaj interviste janë bërë në zyrën e partisë së Kurtit në Prishtinë e në prapavijë shihet edhe flamuri kuqezi. Këtë për Express e ka konfirmuar edhe zyra për media e VV-së.
Gazeta serbe “Informer” e ka quajtur një gjë të tillë si skandaloze, duke thënë se Kurti do të shfaqet në televizionin serb për të promovuar Kosovën dhe ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës duke aluduar te Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviq.
Tutje kjo gazetë ka shkruar se intervista e Kurtit në televizionin N1 vjen vetëm një ditë pasi përkrahësit e opozitës në Serbi protestuan para objektit të televizionit publik serb ku po jepte një intervistë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.
Për intervistën e kreut të VV-së ka njoftuar edhe vetë televizioni N1. Në orën 20:00 në emisionin ‘Pressing’ të këtij televizioni Kurti do të flasë për të kaluarën e UÇK-së, heqjen e taksës 100 për qind, kush do t’i prezantojë komunitetin serb në qeverinë e Kosovës, si do t’i qaset dialogut Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjen potenciale mes dy vendeve. Autori i këtij emisioni është Jugosllav Çosiq.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…