BREAKING NEWS

Tërhiqet SBAShK-u, pranon 50 eurot e qeverisë me disa kushte shtesë

Mësimdhënësit janë ende në grevë që nga 1 shtatori, shkaku që Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e SBASHK-ut për shtesat prej 100 eurove për punonjësit e arsimit.

Pas gati një muaj grevë, kryetari i SBASHK-ut, Rahman Jasharaj duket se është tërhequr nga propozimi i tij për 100 euro shtesë.

Në dokumentin që kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj i ka dërguar Avokatit të Popullit, të cilën e ka siguruar Nacionale, ai është tërhequr nga kërkesa paraprake prej 100 eurove.

Në një prononcim për Nacionalen, përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, konfirmoi për Nacionalen një gjë të tillë.

“Kërkesa jonë është 50 euroshi i ofruar nga qeveria plus 10 për qind ngritje page deri në fund të vitit, ndërsa nga viti i ardhshëm me pasë përsëri rritje të pagës në bazë të inflacionit dhe në bazë të rritjes ekonomike që i bie përafërsisht 20 për qind nga janari me qenë në rritje”, tha Ymeri.

Jasharaj tërheqjen e SBAShK-ut nga kërkesa për 100 euro e ka bërë të ditur në letrën që ia ka dorëzuar sot Avokatit të Popullit, të cilën e ka siguruar Nacionale.

Siç shihet nga dokumenti i siguruar nga Nacionale, kërkesa për 100 euro shtesa është zëvendësuar nga:

1. Rritja e pagës për 10.45 % aq sa ishte rritja ekonomike;

2.Plotësim ndryshimi i ligjit për skemat pensionale;

3. Deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

1 minutë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

18 orë ago