POLITIKE

KM Kurti për CNN: Beogradi dhe Moska të mendojnë mirë para se të veprojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është paraqitur në një intervistë për CNN International me gazetaren Christiane Amanpour, ku ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta të Kosovës me Serbinë. Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një konflikti me Serbinë, siç ka thënë ato, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta serbo-ruse.

Kurti ka thënë se Beogradi ka lidhje shumëdimensionale me Kremlinin, që theksohen përmes bashkëpunimit ekonomik dhe atij ushtarak që ato kanë. Sipas tij, ky bashkëpunim i ngushtë rrezikon një vatër të re lufte pas atij në Ukrainë.

“Është e mundur sepse në Ballkan kemi regjimin e Kremlinit në Serbinë. Beogradi ka lidhje me Kremlinin përmes ekonomisë dhe ushtrisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka një zyrë në Zyrën e Mbrojtjes në Serbi. Shqipëria, Maqedonia dhe Mlai i zi e njohin Kosovën, por jo edhe Serbia. Serbia s’i pranon as krimet e kryera në vitet ‘98-99, kur NATO intervenoi për të ndalur gjenocidin serb”, ka theksuar kryeminsitri Kurti.

Kurti, duke cituar raportet e organizatës Freedom House, ka thënë se Serbia nuk është demokraci, por një regjim hibrid. Ai e ka paraqitur presidentin serb Aleksandar Vuçiq si një autokrat që vendos për çdo gjë në Serbi.

“Sipas Freedom House, Serbia është një regjim hibrid. Serbia është shfaqje e një njeriu. Nuk është demokraci. Presidenti vendos për çdo gjë atje”, ka thënë ai.

Ndërsa, akuzave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq për mungesë demokracie në Kosovë dhe shtypje të të drejtave të serbëve në veri, Kurti i është përgjigjur duke thënë se kryeministrja serbë është lejuar për vizitë në Kosovë.

Sipas tij, ajo ka parë demokracinë në vend dhe ka theksuar se Kosova është më e pavarur se Serbia, meqë ajo është e varur nga Rusia.

“E kam lejuar Bërnabiqin që ta vizitojë veriun e Kosovës që ta shoh se sa demokratike është. Kosova është më e pavarur se Serbia, sepse Serbia është e varur nga Rusia”, ka theksuar Kurti në CNN, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për kërkesat e Serbisë për funksionalizmin e Asociacionit të Komunave Serbe, Kurti ka thënë se ai nuk do të përfshihet në themelimin e një Republikë serbe në Kosovë, e llojit që ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Srpska në Kosovë. Nuk kam vullnet të përfshihem në një marrëveshje për të kompensuar humbjet e Serbisë në regjimin e Millosheviqit, por po për përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës. Shpresoj që Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe ne do ta arrijmë një marrëveshje të njohur legalisht, të qendërzuar në njohje reciproke”, ka deklaruar Kurti.

Sipas kryeministrit, debati ligjor mbi statusin e Kosovës ka përfunduar, mirëpo ajo që duhet të përfundoj tani, është edhe marrëdhënia jonormale mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, ai ka folur edhe për reciprocitetin kufitar që ka vendosur Kosova ndaj Serbisë.

“Kosova është e njohur nga shumica e shteteve në BE. Debati legal për Kosovën është përfunduar, duhet ta përfundojmë edhe debatin mbi raportet jonormale me Serbinë. Para 11 viteve, Serbia kishte vendosur dokumentet të veçanta për të gjithë kosovarët që hynin në Serbi dhe ne vendosëm ta bëjmë të njëjtën. Kishim disa tensione, sepse strukturat ilegale vështirësuan lëvizjen e lirë, por me ndihmën e KFOR-it dhe diplomacisë amerikane, qetësuam situatën. Ne po bëjmë reciprocitet, ose do të vendosim dokumente të dyja palët, ose asnjëra. Unë preferoj asnjëra”, ka tutje ai.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për përfshirjen e FSK-së në misione stërvitëse të NATO-s. Ai ka thënë se është rritur buxheti për mbrojtje.

“Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO është në Kosovë. Ne po fuqizojmë mbrojtjen por edhe policinë”, ka deklaruar Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago