Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se nuk ka ndërmend të urdhërojë forcat ushtarake që të kalojnë kufirin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për një rritje trupash në kufij me Kosovën.
Vuçiç për Financial Time tha se një përshkallëzim i konfliktit do të ishte kundërproduktiv për aspiratat e Beogradit për në BE.
https://youtube.com/shorts/bVH7qKeObAY?si=Ig9xWOFMJ4K1KThR
“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin?” ka thënë Vuçiq. “Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, th ai.
Alarmin e situatës nga SHBA-ja, Vuçiq e ka quajtur si të “pabazuar”, madje duke eskaluar me gjuhë për ta quajtur alarmin amerikan si “gënjeshtër të pastër”.
“Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 burra pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000. “Dërgimi i trupave nga Serbia në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër. . . Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën”, deklaroi Vuçiq.
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…