Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë.
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë e kishte epiqendrën në Follorinë të Greqisë, 112 km larg Elbasanit. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.
https://earthquake.usgs.gov/earthquakes/map/?extent=31.57854,10.37109&extent=43.58039,38.49609