Rescuers work on a collapsed building after an earthquake in Elazig province, Turkey, January 24, 2020. Ihlas News Agency (IHA) via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS PICTURE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVE. TURKEY OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN TURKEY.
Turqia po kalon momente të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter . Mësohet se deri më tani raportohet se 15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 250 të tjerë janë plagosur.
Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.
Lëkundjet kanë shkatërruar disa banesa, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur nën rrënoja.
Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero.
Bëhet me dije se tërmeti u ndjerë dhe në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…