Tërmeti në Turqi/ Rritet numri i viktimave, qindra të plagosur

Turqia po kalon momente të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter . Mësohet se deri më tani raportohet se  15 persona kanë humbur jetën dhe mbi 250 të tjerë janë plagosur.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Lëkundjet kanë shkatërruar disa banesa, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero.

Bëhet me dije se tërmeti u ndjerë dhe në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.