Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli po e quan gjest të hulët dhe shenjë hakmarrjeje, veprimin e Albin Kurtit i cili e liroi nga detyra zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, menjëherë pasi Kurti u shkarkua nga posti i kryeministrit, në Kuvendin e Kosovës. Tërmkolli e ka quajtur Kurtin nxënës të Rexhep Qosjes e Adem Demaçit
Tëermkolli thotë se egoja e Kurtit për pushtet absolut është mbi shtetin dhe mbi popullin.
Ajo e ka quajtur hakmarrje veorimin e Kurtit për të shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, i cili është nga radhët e LDK-së.
“Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës me më shumë se 2/3 e votave, Albin Kurti, në terrin e natës e paska “liruar” nga detyra Zv/Kryeministrin Avdullah Hoti. Hakmarrje! E ulët edhe për një person të rëndomtë lëre më për një “kryeministër! Tërë ditën foli kundër veprimeve të natës e si për çudi vetë paska ra në kurthin e natës. Ky është Kryeministri i shkarkuar. Egoja dhe etja e tij për pushtet absolut është mbi shtetin, mbi popullin”, thotë Termkolli.
Tërmkolli ka përmendur edhe kohën në të cilën vendi po kalon për shkak të virusit Covid-19, duke thënë se Kosova nuk ia pati borxh shkarkimet e as rrëzimin në kohë koronavirusi.
Ndërkohë, ajo ka komentuar fjalimin e Kurtit në seancën e djeshme të Kuvendit, ku ai e përmendi gjskderdhjen për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe gjendjes së jashtëzakonshme, Tërmkolli thotë se ai e përmendi këtë si mësuesit e tijl, Rexhep Qosja e Adem Demaçi.
“Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albini dje përmendi edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi, të etur për gjak shqiptarësh, për “revolucione demokratike”. Këtë e kanë në gjak, e kanë ideologji, lajtmotiv jetësor! Por janë të humbur, nuk do t’i lejojmë! “No pasaran Albin, No pasaran”!”, shkruan Tërmkolli.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…