Dy reperët e njohur italian, Baby Gang dhe Simba La Rue, janë dënuar nga një gjykatë në Milano me 5 vjet e 2 muaj dhe 6 vjet e 4 muaj burg.
Reperët që këndojnë në stilin muzikor “trap” akuzoheshin për një shkëmbim zjarri midis dy grupeve, të ndodhur në korrik të vitit 2022 në zonën milaneze të jetës së natës rreth Corso Como, ku u plagosën me armë dy burra senegalezë.
Së bashku me këngëtarët gjykata penale e Milanos për ngjarjen ka dënuar edhe gjashtë të rinj të tjerë nga grupi i tyre. Pjesë e “bandës” së marokenit Baby Gang ishin edhe dy të rinj shqiptarë. Eliado Tuci dhe Andrea Rusta janë dënuar me më shumë se 4 vite burg secili.
32-vjeçari Tuci njihet si menaxher i turneve dhe shofer personal i reperit Baby Gang, ndërsa Rusta si mik i tyre i afërt.
Sakaq, me 5 vjet e 8 muaj u dënua edhe Faye Ndiaga, personi që qëlloi fizikisht dy senegalezët dhe 3 vjet e 8 muaj Mounir Chakib, i njohur si “Malippa”, menaxheri kryesor i dy reperëve.
Ndërkohë, dy reperët u arrestuan në agimin e së premtes së 7 tetorit në një operacion të përbashkët të policisë dhe karabinierëve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…