LAJME

Testi ndërkombëtar “Pisa 2022”, Shqipëria pëson rënie dramatike

Shqipëria po prek fundin në arsim. Këtë e dëshmon testimi ndërkombëtar në “Pisa 2022”, i cili vlerëson arritjet e nxënësve 15-vjecarë në lexim, matematikë dhe shkenca.

Nga 80 vende pjesëmarrëse në testim, Shqipëria ka shënuar rënin më te madhe më botë, me 69 vende.

Referuar studimit ndërkombëtar , nxënësit shqiptarë janë poshtë nivelit mestar të vendeve anëtare te organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, OECD.

Rezultati “Pisa 2022”I shtyrë me një vit për shkak të pandemisë dëshmon se nxënësit shqiptarë mangësitë më të mëdha i kanë në lëndën e matematikës.

Shqipëria ka rënë me 69 vende në Matematikë, ka humbur 47vende në lexim e po thuajse ne këto nivele edhe ne shkencë.

Sipas renditjes se “Pisa 2022” në këto tri kompetenca vendi ynë renditet krah Guatemales, Republikës Domenikane, Jordanise dhe Xhamajkes.

Pisa thekson se një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar negativisht në këtë rezultat për Shqipërinë është tërmeti i vitit 2019.

Një pjesë e nxënësve të përzgjedhur nga Pisa ishin nga qarku i Tiranës dhe Durrësit. Ndërsa pandemia e koronavirusit dha efekte negative në mbarë botën duke rënie tek të gjitha vendet krahasuar me vitin 2018.

Testi ndërkombëtar i Pisas zhvillohet 1 herë në tre vjet mes nxënësve 15-vjeçarë nga i gjithë planeti. Dekadën e fundit, rezultatet më të mira ne testimin e Pisa-s, Shqipëria i ka arritur në 2015.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

3 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

7 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

18 orë ago