epa09208380 Serbian President Aleksandar Vucic talks to media at press conference after meeting with Czech President Milos Zeman at Prague Castle in Prague, Czech Republic, 18 May 2021. Vucic is on three-day state visit to Czech Republic. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK
Presidenti i Serbisë Vuçiq deklaroi sonte se personalisht nuk sheh problem në pjesëmarrjen e boksierëve të Prishtinës në Kampionatin Botëror në Beograd.
Ndërsa, ai tha se ambasadori amerikan me vërejtjet e tij tregoi se si dikujt i duhet pak të tregojë angazhimin ndaj dikujt dhe mos-ngurrimin ndaj tjetrit në gjëra të vogla, shkruan “RTS” .
Vuçiq fotli edhe lidhur me konstatimin e ambasadorit gjerman për moslejimin e boksierëve të Kosovës në Serbi.
Ambasadori gjerman komentoi se “ky nuk është Ballkani i hapur, por i mbyllur” dhe se Serbia duhet të dënohet.
Vuçiq tha: “Mirë që ambasadori gjerman nuk reagoi kur iu ndalua hyrja futbollistëve të Crvena Zvezdes”, juniorëve që deshën të luajnë futboll”.
Vuçiq tha se nuk di çka është problemi, duke pas parasysh se ata të tyre erdhën në Serbinë qendrore dhe nuk kishte asnjë problem, ndërsa nga Federata e Boksit i kanë thanë se boksierët nga Prishtina nuk janë paraqitur për pjesëmarrje edhe kanë dashur të bëjnë shfaqje në kalimin administrativ.
“Sidoqoftë, po të më pyetnin, do ju thosha se nuk kam problem që ata të jenë pjesëmarrës në garat sportive” , tha Vuçiq.
Ai shtoi se brenda disa ditëve, pas kthimit nga Gllasgou do të takohet me Edi Ramen edhe Zoran Zaev, për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të iniciativës.
Atje Vuçiq tha se do të takohet me presidentë të shteteve dhe qeverive më të fuqishme të botës, por për ardhmërinë energjetike do të vendoset në takimin me Putinin me 25 nëntor.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…