Hysni Rexhaj, i njohur si “Njeriu Ujk” ditë më parë përfundoi në spital pasi u rrah nga disa persona.
Në një rrëfim që bëri dje e ku u shfaq me shumë të mavijosura në fytyrë e trup, Hysni Rexhaj pretendon se u rrah nga djemtë e axhës së tij, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi ai tash e një kohë posedon kopshtin zoologjik ku mban një numër të madh të kafshëve. Rexhaj thotë se rrahja ka ndodhur në mënyrë tinzare nga familjarët e tij.
Sipas tij qëllimi ishte që t’ia prishin imazhin e tij të mirë.
E në artikullin që Reporteri.net publikoi dje për rrahjen e Rexhajt, ka reaguar një familjar i tij i cili thotë se Hysni Rexhaj është mashtrues dhe gënjeshtar.
Ai thotë se hapësira ku Rexhaj e ka kopshtin zoologjik është e zaptuar nga ai.
Ndër të tjera, familjari e akuzon Rexhajn edhe se është veteran i rremë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…