Të shtunën ka arritur një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë blerë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këto automjete, sot i ka ekspozuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaci ka njoftuar se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti.
“Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë! HTH”, ka shkruar ai.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…