Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka goditur indirekt kryeministrin, Albin Kurti dhe ish-kryeminstrin, Ramush Haradinaj, për qëndrimet e tyre rreth taksës ndaj Serbisë.
I pyetur nga mediat rreth kërcënimit të senatorit amerikan, David Perdue, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, Thaçi u shpreh i prerë që s’duhet të ketë ngurtësime nga liderë politik, shkruan Indeksonline
“Nuk dëshirojë të interferojë në procese politike ditore, popullsitë. Duhet të marrim vendime të interesit jetik të vendit dhe përtej potezave dhe lëvizjeve të cilat mund të sjellin një grusht votash. Raporti me SHBA-në është i përjetshtëm dhe është raport special”, është shprehur ai.
Sipas tij, relacioni me SHBA-në nuk do të mbetet pre e një individi por duhet të jetë një fokus në vendimmarrjeve të shpejtë dhe të qartë.
“E ritheksojë, ne të gjithë liderët politik jemi të zëvendësueshëm ndërsa raporti me SHBA është i përjetshëm. Jo raporti të cenohet për një grusht votash”, është shprehur ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…