Thaçi mbështet komunitetin LGBTIQ: Do të sigurojmë të drejta të barabarta për të gjithë

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobobisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbështetur komunitetin LQBTIQ në Kosovë, për të luftuar për të drejtat e tyre kushtetuese.

Ai thotë se do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë.

Më tutje shton se si president, ka iniciuar krijimin e instrumenteve të reja për të adresuar nevojat e atij komuniteti.