POLITIKE

Von Cramon: Vuçiq mbyt çdo zë kritik në Serbi

Për mua, ky udhëtim ishte veç një konfirmim në praktikë se Partia Progresiste në Serbi e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç, vazhdon të përdorë çdo mundësi për të sulmuar dhe mbytur zërat kritikë”, ka thënë Viola von Cramon, anëtarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovë, në një intervistë për Danas, pas vizitës në Serbi.

Ajo në këtë udhëtim, ishte pritur edhe nga një protestë e organizuar nga disa asamblistë të partisë së Aleksandër Vuçiç, derisa po bënte një vizitë në një komunë serbe.

“Kosova është zemra e Serbisë” dhe “nuk do na e marrësh Kosovën dot”, ishin brohoritjet me të cilat u prit Von Cramon.

“Jam e shqetësuar me gjithçka që kam parë në Loznicë”, ka thënë ajo.

I shqetësuar me atë çka ngjau në këtë vizitë të Cramon në qytetin serb të Loznicës, ishte edhe Dragan Pajiç, anëtar i Asamblesë Komunale të Loznicës, nga lista e pavarur qytetare.

“Një grup prej diku 10 vetash nga partia e Vuçiç u shfaqën për t’i dhënë vizitës një ngjyrim tjetër me prezencën e tyre dhe fjalët degraduese”.

“Në të njëjtën kohë ata kishin pas vetës kamerat dhe mediat e pushtetit për ta riformuar këtë vizitë si u konvenon atyre. Normalisht, narracioni ishte se Von Cramon ka tradhtuar në rastin e Kosovës. Kjo është absurde, ajo mund të tradhtojë Bavarinë, apo ndonjë pjesë të Gjermanisë, por jo ne, pasi ajo është gjermane”, deklaroi ai.

Politikanja gjermane Von Cramon në vazhdimësi ka qenë kritike për mungesën e demokracisë në Serbi dhe stilin autoritar të regjimit të Vuçiç.

Shqetësime këto të cilat i ka shfaqur në vazhdimësi edhe në raportimet e saj në Parlamentin Evropian.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago