POLITIKE

Thaçi nervozohet keq me zyrtarët e BE’së që erdhen në Kosovë: Asnjë fjalë nuk e patën për vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me emisarët e BE’së që erdhen sot në Kosovë nuk ka pasur bisedë të mirë për liberalizimin e vizave,p asi që këta as nuk e kanë hapur këtë temë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një konference për media, Thaçi ka thënë se sot u diskutua pak për vizat, me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

“Dua të them atë që u intereson opinionit publik, qytetarëve, spektrit politik se për fat të keq, edhe sot, nuk u dëgjua asgjë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Madje, nëse nuk do ta hapja unë si temë as nuk do të diskutonin ata”, ka thënë ai.
Presidenti tutje ka shtuar se BE nuk është e gatshme të vendosë për Kosovën dhe se po i ndëshkon qytetarët e saj padrejtësisht.

“BE nuk ishte e gatshme të merr veprim për liberalizimin e vizave për Kosovën, ky mos-unitet është ndëshkues për Kosovën, tregon shumë për raportin e BE’së me Kosovën.

Kosova i ka kryer në tërësi të gjitha kriteret tash e disa vite, në fund na kushtëzuan me një kush të panevojshëm që ishte demarkacioni, ne e kryem edhe atqë”, ka thënë ai.

Ndryshe, dy emisarët janë takuar edhe me Kryeministrin Kurti, për të cilin thanë se kanë ‘një mesazh të rëndësishëm’, mirëpo i njëjti nuk ka dhënë detaje rreth takimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago