Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pasi t’i skadojë mandati, ai do të rikandidoj përsëri për president të vendit.
Në pyetjen e Adi Krastës, se çfarë do të ndodhë me Hashim Thaçin pasi t’i skadojë mandati, presidenti tha se do të kandidojë përsëri për të njëjtën pozitë.
“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim. E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhjet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”, është shprehur Thaçi në emisionin “A Show” .
Tutje, Thaçi tha se nëse partitë e donë atë president, le ta ndryshojnë kushtetutën pasi ky i fundit është i bindur që do të rizgjedhet
“Pra, partitë le të vlerësojnë vet, nëse e duan president Thaçin le ta ndryshojnë kushtetutën, nëse nuk e duan mos ta ndryshojnë, unë do të kandidoja përsëri”, shtoi Thaçi.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…