KRYESORE

Thaçi për ankesat e Kurtit tek Mike Pence: Le t’i shkruaj kujtdo, SHBA e njeh realitetin këtu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot para mediave pas Samitit të Zagrebit.

I pari i vendit tha se Kosova është vend i pavarur dhe sovran e se dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy vendeve të pavarura.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të BE’së dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshoj askush, nuk jam këtu t’i komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari, por të përfaqësoj vizionin e politikës dhe institucioneve kosovare, të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të saj”, tha ai.

Presidenti i shtetit ka shtuar se beson në SHBA’në dhe BE’në në këtë fazë të marrëveshjes finale, teksa thotë se do të rezultojë në njohje të shtetit të Kosovës.

“Zyrtarët e Serbisë kanë theksuar edhe më herët që s’ka gjasa as për liri as për pavarësi, po ja që i gëzojmë, unë vazhdoj të besoj në Shtetet e Bashkuara në koordinim me BE’së që do të rezultojë në njohje të shtetit”, ka deklaruar ai.

Thaci është pyetur edhe për letrën që dje u bë e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar numrit dy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zëvendës Presidentit Mike Pence, në mes të muajit prill të këtij viti.

Ai tha se janë të lirë t’i shkruajnë kujtdo e se SHBA’të e njohin realitetin në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës ka pasur gjithmonë besim në përkushtimin dhe rolin e SHBA’së.

Nuk janë me rëndësi deklarimet e Beogradit, sa është me rëndësi uniteti. Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruajnë kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, tha presidenti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago