Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka pas shumë zhurmë në Kuvend e zhurma të tjera në zhvillimet e fundit, por që për të ishin debate të shëndetshme.
“E vërteta është kjo: Një ditë para se të propozoj mbajtjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, unë e kam thirr kryeministrin Kurti në telefon dhe duke pa gjendjen edhe në vend, duke dëgjuar të gjitha institucionet relevante për gjendjen që po krijohej duke parë edhe rrethanat në rajone botë, kam menduar që është me rëndësi të kem një konsultim me kryeministri në mënyrë që të lëvizet rreth gjendjes së jashtëzakonshme për të preventuar mundësinë e eksalimit.Bisedë e realizuar rreth orës 16:00, pati qëndrim refuzues, të nesërmen kam zhvilluar biseda telefonike me liderët politikë, të gjithë kanë qenë në favor të krijimit të mundësisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Liderët që përfaqësojnë partitë e tyre në Kuvendin e Kosovës, për në Kosovë jam ndoshta anëtari më i vjetër i Këshillit të Sigurisë Komëbtare dhe e di si funksionon, prandaj kam kërkuar zyrtarisht të ulemi e të diskutojmë gjendjen. Kryeministri ka pasur mirëkuptim dhe i është përgjigjur pozitivisht thirrjes sime”, tha Thaçi në Pressing.
Ai gjithashtu theksoi se i shikon të gjithë të barabartë dhe se sipas tij nëse vendimet ishin marrë më herët dhe më të shpejta lidhur me situatën COVID-19, numri i të infektuarve me koroanvirus do të ishte më i vogël.
“Unë i shikoj të gjithë të barabartë, kemi zhvilluar një debat korrekt, konstruktiv është dhënë opionin i secilit dhe unë kam deklaruar qartë se do të propozoj në të ardhmen e afërt për shkak të krijimit të gjendjes. S’dua të krijojë panik por ajo që mund të them është se kemi pasur mundësi të marrim masa më rigoroze, më të shpejta dhe numri i të infektuarve do të ishte më i paktë dhe i rrezikuarve edhe më i paktë.Aty kanë qenë dy zv/kryeministrit ministrat, shefi i inteligjencës, komandanti i FSK-së, drejtori i Policisë së Kosovës gjithçka pra është e ditur, aty nuk hidhen gjërat në votim, prandaj. Zhvillimeve dramatike që ndodhën atë natë unë veçse kam qenë në shtëpi, atëherë më kanë shtyrë të mendoj që asnjë rrethanë të mos ndërlidhet kjo çështje me zhvillimet e brendshme me partitë e koalicionit. Mocioni për mosbesim dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë asgjë të përbashkët dhe ka qenë obligim i imi kushtetues e ligjor”, shtoi Thaçi.
Ai shtoi se Gjendjen e Jashtëzakonshme nuk e shpall presidenti, ajo shpallet pas konsultimit me kryeministrit, por jo aprovimet nga ana e tij atë e shpall Kuvendi.
“Situata e kërkonte një përgjigje adekuate të gjithë spektrit politik dhe shumica e partive politike janë deklaruar në favor të gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk hyjnë këtu raportet personale e politike. Me asnjë parti politike s’kam rrethana të favorshme apo të pafavorshme politike. Me Kushtetutë dhe me ligej presidenti është i pari i vendit,s’kam pasur fare nevojë për kso konspiracioni që po shfaqen. Përgjegjësitë janë të përcaktuara qartë me Kushtetutë, pushtete janë të ndara dhe askush askujt s’i përzihet në punë. Politika e spektrit politik dhe vendimi i Kuvendit të Kosovës s’ka të bëjë asgjë me idenë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Nëse unë s’do të respektoja thirrjet e deputetëve do të tregohesha i papërgjegjshëm. Krijimi i rrethanave të reja politike në mes partnerëve të koalicionit dhe zhvillimet brenda qeverisë dhe pretendimi për t’i dhënë konotacion politik të paqëndrueshëm, mua më ka shtyrë të zhvillojë konsulta shtesë edhe me spektrin politik dhe ishte më mirë që të pritej edhe pak. Nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, jemi në orë policore vendim ky anti-kushtetues.Kam të dhëna se nëse s’do të ishte pritur për të tejkaluar situata do të ishte më mirë. Kam të dhëna për fluturimet nga Italia e vendet e tjera. Është dashur të bëhet mbyllja e kufijve më parë. Duhet t’u jemi mirënjohës mjekëve e të gjithë atyre që po kryejnë punën e tyre këto kohë”, tha Thaçi.