POLITIKE

Vulin përjashtohet nga qeveria, shqiptari që nuk njeh Kosovën bëhet ministër në Serbi

Kandidati për kryeministër në Serbi, Gjuro Matsut, dorëzoi në kuvend propozimin me emrat e qeverisë së re. Në përbërje vihet re mungesa e Aleksandër Vulin, i cili dukshëm është përjashtuar pas vërejtjeve të bëra nga Bashkimi Europian.

Në mesin e emrave të propozuar është edhe Demo Berisha, një shqiptar që vetëm emrin e ka të tillë. Ai pritet që të mbajë postin e ministrit për të drejtat e njeriut, minoritetet dhe për dialogun social. Demo Berisha në të kaluarën ka mohuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, madje, sipas raportimeve të mediave, ka kërkuar që pushtuesi serb të kthehet në Kosovë. Ai thotë se ka lindur në Pejë dhe se tani jeton në Vojvodinë, megjithatë i referohet Serbisë si atdheu i tij, raporton A2 CNN.

Demo Berisha ka shërbyer në Forcat e Armatosura të Serbisë që nga 1982 deri në vitin 2005 kur doli në pension, dhe është dekoruar disa herë si ushtarak. Ai ka qenë vazhdimisht i angazhuar në politikë dhe shumë afër presidentit aktual serb, madje është dhe anëtar i Komitetit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, që konsiderohet si partia e re e Aleksandër Vuçiç, transmeton A2 CNN.

Për vite me radhë e ka quajtur Kosovën si “Kosova dhe Metohija” dhe pretendon se nuk është shqiptari i vetëm në serbi që mendon kështu. Për këtë arsye, thotë se ka krijuar në 2014-ën, organizatën joqeveritare në Serbi me emërtimin “Amëza e Shqiptareve në Serbi”, përcjell A2 CNN.

Sipas një artikulli në medias “Telegrafi”, Demo Berisha, ka publikuar një revistë dhe ballinën ia kishte kushtuar 100 vjetorit të kalimit të ushtrisë serbe përgjatë Shqipërisë, i ka thurur lavde Esat Pashë Toptanit për përkrahjen që u ka bërë serbëve. Kjo duket se është edhe lidhja e tij në ideologji me Aleksandër Vulin, i cili në Francë bëri homazhe te varri i Esat Pashë Toptanit duke e quajtur një “hero të Serbisë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago